Sali Berisha njoftoi se PD do të bëjë koalicion për zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme.

 

Në bashkëbisedimin me gazetarët, lideri demokrat e vuri theksi tek primaret, që sipas tij është risia e dytë më e madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

 

Koalicion unë vlerësoj se do të ketë. Koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do jetë në këtë koalicion për Partinë Demokratike, aksionet e PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare. Ne nuk heqim dorë kurrsesi. Ne konsiderojmë primaret si risinë e dytë më të madhe pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Vendosja e pluralitetit brenda partive është fundi i kryetarokracisë, forma më e vërtetë e demokracisë brenda një partie. Për ato që jemi zotuar, ne qëndrojmë plotësisht.

 

I pyetur për kandidimin e deputeteve dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre, Berisha tha se ai nuk ka më asnjë fuqi pasi cdokush duhet të kalojë përmes primareve.

 

Cilido që është deputet i PD dhe dëshiron të kandidojë është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari i PD dhe Kryesia de facto nuk kanë më asnjë pushtet mbi kandidaturat që plotësojnë kriteret nga dekriminalizimi. Ata që plotësojnë kriteret do të jenë të mirëpritur në këtë garë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *