Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD që po mbahet sot pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, deputeti Ferdinand Xhaferri i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

 

“Jam më i vjetri dhe më me eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar”, mësohet të ketë thënë Xhaferri në mbledhje.

 

Edhe deputeti Dashnor Sula ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme, pasi po bëhen të pabesueshëm nga populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *