Katër persona kanë shpëtuar mrekullisht në Zvërnec pasi skafi i tyre u përplas më një shkëmb nënujor.

Në bordin e skafit ndodheshin katër persona, të gjithë shtetas italianë, mes tyre edhe një fëmijë.

Përplasja me shkëmbin ka ardhur pasi italianët nuk e njihnin mirë zonën.

 

Ngjarja ka ndodh në orën 4 të mëngjesit ndërkohë që të katërt personat kanë dalë me not në breg pa asnjë dëmtim.

 

Bëhet fjalë për një jaht 11 metër të gjatë.

 

Në zonën e plazhit ku ndodhen katër italianët është Policia Kufitare dhe Guardia di Financa.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Shërbimet e Policisë Kufitare u vijnë në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf.

Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *