Nje ngjarje tragjike u ka marre jetën te paktën katër turisteve dhe ka lene te plagosur 5 te tjere ne nje ishull te Greqisë. Nje motoskaf eshte përplasur me nje anije qe transportonte pushues ne një ishull pranë kryeqytetit Athine. Sipas rojave bregdetare greke, ne anije ne momentin e përplasjes fatale kane qene rreth 20 persona, turiste te huaj dhe greke. Mes viktimave eshte nje vajze 9-vjeçare, kapiteni i anijes dhe dy persona te tjerë. 21 persona janë shpëtuar nga rojat bregdetare dhe disa te tjere rezultojnë te zhdukur. Anija te rojës bregdetare, mjete lundruese private dhe helikopterë jane përfshirë ne operacionet e kërkimit. Rrethanat e përplasjes jane ende te paqarta, por ajo ka qene aq e forte sa e ka ndare ne dysh mjetin. Raportohet se turistet i ishin drejtuar brigjeve te ishullit Moni. Te plagosurit, dy prej te cilëve me plage te renda u transportuan drejt spitalit te Athinës, per te marre ndihme mjekësore. Autoritetet vijojnë hetimet per zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *