E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Skafi i gjetur në Vlorë u ndoq pasi u fut nga ujërat greke

Skafi i gjetur i braktisur në Plazhin e Vjetër në Vlorë këtë të enjte në mëngjes ishte nisur nga Greqia.

Policia e Shtetit deklaroi se të mërkurën rreth orës 16:00, kishte marrë informacion se dy mjete lundruese tip gomone ishin pikasur në Korfuz nga avioni i Forntex-it, duke lundruar drejt ujërave shqiptare. Për këtë arsye policia, Frontex, GDF dhe roja bregdetare është  vënë në lëvizje me të gjitha shërbimet policore nga uji, toka, po ashtu edhe nga ajri.

Reklamë

Gjatë ndjekjes, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga kushtet atmosferike dhe errësira e natës është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet nuk është gjetur asnjë send apo material i kundërligjshëm.

Reklamë

Gjithashtu, nga të dhënat paraprake të avionit të Frontex-it që ka kryer ndjekjen nga ajri në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant.

Megjithatë ende nuk dihen autorët dhe qëllimi për të cilin do të përdorej mjeti ujor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë