Nga data 1 korrik 156 mijë pasaporta të printuara gabimisht me afat 10 vjeçar për fëmijët nën 16 vjeç skadojnë. Sipas autoriteteve edhe pse mbeten 2 javë nga afati përfundimtar, ka një neglizhencë nga ana e qytetarëve për zëvendësimin e tyre. Sipas Harizajt meqë jemi dhe në prag të sezonit turistik ka nisur një fushatë sensibilizuese dhe në pikat e kalimit kufitar, ku të gjithë informohen për skadimin e pasaportave. Dokumentet biometrikë me probleme u prodhuan gjatë viteve 2009 -2010. Në vend që të kishin afat 5 vjeçar për shkak të ndryshimeve të shpejta në fizionominë e fëmijëve, ata u prodhuan për një afat 10 vjeçar. Për këtë qeveria shtoi me një vit më shumë afatin e skadencës në mënyrë që t’u jepte mundësi qytetarëve të bënin zëvendësimin e tyre.
Skadimi i pasaportave në korrik
Subscribe





