E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“S”ka vija të kuqe”, kërcënojnë rebelët Huthi: Do të vijojmë të sulmojmë Izraelin, s’do respektojmë asnjë rregull

Rebelët Huthi të Jemenit të mbështetur nga Irani do të vazhdojnë të sulmojnë Izraelin dhe nuk do të respektojnë asnjë rregull angazhimi, tha zëdhënësi i grupit, Mohammed Abdulsalam për televizionin Al Jazeera të dielën.

Deklaratat erdhën një ditë pasi Izraeli sulmoi objektivat ushtarake të rebelëve Huthi pranë portit al-Hudaydah në shenjë hakmarrjeje për një sulm me dron në Tel Aviv të premten ku një person humbi jetën.

Reklamë

Sipas Times of Israel, Abdulsalam tha se nuk do të kishte “vija të kuqe” në përgjigjen e Houthi-ve ndaj Izraelit.

“Të gjitha vendet e ndjeshme do të jenë një objektiv për ne,” tha ai.

Reklamë

Më herët sot, zëdhënësi ushtarak i rebelëve Houthi tha se “përgjigja jonë ndaj sulmit izraelit po vjen në mënyrë të pashmangshme dhe do të jetë masive”.

Sipas IDF-së, Houthi-t e Jemenit në nëntë muajt e fundit kanë lëshuar më shumë se 220 raketa balistike, raketa lundrimi dhe drone kundër Izraelit, kryesisht drejt qytetit më jugor të Eilat, në shenjë solidariteti me Rripin e Gazës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë