E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

S’ka vendim për fletën e votimit/ Vijojnë debatet në KQZ

KQZ ende nuk ka një vendim për përmbajtjen e fletës së votimit, nëse kandidatët për deputetë do të identifikohen me emra apo me numra.

 

Prej tre ditësh vazhdon diskutimi për variantin përfundimtar që zgjedhësit do të përdorin. Në mbledhjen e thirrur nga Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi ka pasur debate mes përfaqësuesve politike.

 

Reklamë

Socialistët këmbëngulin te fleta e votimit me numër, pasi sipas tyre e bën më thjeshtë leximin nga votuesi, ndërsa demokratet të mbështetur edhe nga shumica e partive të tjera, kërkojnë identifikimin e kandidaturave me emër.

 

Varianti i propozuar nga Ilirjan Celibashi, pasi Komisioni Rregullator shpalli moskopetencë, është ai i identifikimit me emra. Mbledhja pritet të rinisë në orën 16:00.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë