Dy ditë më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaji ka festuar ditëlindjen e 31. Duke qenë se për momentin, për shkak të bujës së divorcit Xhensila është në qendër të vëmendjes, pamjet nga festa e saj e ditëlindjes kanë bërë xhiron e rrjetit.

Por edhe këngëtarja nuk ka shpëtuar pa disa “thumba” në rrjetet sociale.

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! Më shumë s’ka më vend”, ka shkruar ajo dhe nuk është dashur më shumë që fansat të mendojnë se këto reshta i dedikohen Bes Kallakut.
Xhensila ka festuar ditëlindjen në një vilë, me mikeshat e saj dhe dy fëmijët, Ajkën e Amanin./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *