Nuk ka surpriza, Gjermania, Franca dhe Portugalia janë dhe 3 skuadrat e fundit që janë bashkuar 16 më të mirave të këtij Europiani. Emocione dhe spektakël dhuruan dy ndeshjet e fundit të grupit F në  fazën e grupeve me dy superduelet Portugali – Francë dhe Hungari- Gjermani.

Gjelat nuk arritën të hakmerreshin përballë Portugezëve pas 5 vitësh, pasi nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. Dy emrat kryesorë të këtij dueli ishin padyshim yjet e dy skuadrave, Cristiano Ronaldo për portugezët dhe Karim Benzema tek francezët.

Sfida nisi me vrull dhe ritëm që në minutat e para me të dyja skuadrat që kërkonin ta fitonin ndeshjen mirëpo të parët që kaluan avantazh ishte ekipi i  De Santos kur pas një faulli në zonë, gjyqatri drejtoi gishtin nga pika e bardhë e 11 metërshit që u kthye lehtësisht në gol nga i përhershmi Cristiano Ronaldo.

Megjithatë edhe kundërpërgjigja e francezeve nuk vonoi pasi një tjetër penalltie por këtë herë nga ana tjetër.

Ishte Karim që u rikthye në mënyrën më të mirë dhe shënoi dy gola duke përbysur gjithcka. Mirëpo festa e tyre u ndërpre në minutën e 60 kur sërish Cristiano Ronaldo tundi rrjetën.

Ndërkohë edhe Gjermania arriti të kualifikohej mes drithërimesh pasi u nda në paqe 2-2 ndaj Hungarisë.

Skuadra e Joakim Lëv nuk e nisi në mënyrën më të mirë pasi e pa veten në disavatazh që në minutën e 11 me Adam Szalai  mirëpo pjesa e dytë ndryshoi gjithcka.

Goretzcka barazoi ndeshjen pas nëj kombinimi të bukur me Humels duke vendosur sërish baraspeshën.

Por vetëm një  minute më vonë Andras Shkar kaloi sërish në avanatazh skuadrën e tij.

Kur sfida po shkonte drejt fundit, heroi ishte Leon Goretska që realizoi në fund dhe i siguroi Pancerave kalimin në fazën tjetër ku i pret një tjetër sfidë e vështirë ndaj Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *