E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“S’ka rëndësi nëse është demokrat a socialist”/ Basha: Kush e meriton, do largohet nga politika

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku nënvizon se “ndryshimi do të bëhet me çdo kosto”.

 

Reklamë

Në mesazhin e tij, lideri demokrat thekson se çdo alibi kundër vettingut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Ai shton më tej se kushdo që e meriton, duhet të largohet nga politika, nuk ka rëndësi a është demokrat, socialist apo i ndonjë partie tjetër.

 

“I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika. S’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër. Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Peng të një klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike. Ky ka qenë lajtmotivi i gjithë qëndrimeve tona për dy vite. Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit. Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë