Subscribe

Nënkryetari i demokratëve të drejtuar nga Sali Berisha, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa konsensusin e të gjitha palëve.

Gjate një konference me gazetarët, Bylykbashi shpjegoi se reforma elektorale e cila përcakton rregullat e garës zgjedhore nuk mund të bëhet duke kërkuar numra siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

“Ajo që është e rrezikshme dhe që merr përgjigje nga OSBE, ku përfshihet edhe SHBA, edhe BE, edhe Britania, thotë se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, konsensuale nëse përkthehet ajo që thonë ata. Ne jemi të gatshëm për të marrë kontributin e OSBE, që ata janë të gatshëm të na japin. Jo ajo që thotë Rama, kërkojmë arritjen e numrave”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi theksoi se reforma duhet të bëhet me atë që është Partia Demokratike sipas tij, jo me Lulzim Bashën

“Çdo patericë e Edi Ramës në këtë proces, vetëm i bën dëm”, tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi paralajmëroi se protesta në parlament do të vazhdojë derisa opozita të marrë vendin e bashkëkryetarit në komisionin e reformës zgjedhore si dhe të drejtën e vetos për të realizuar një reformë që ka konsensusin e të gjitha palëve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *