Subscribe

Një ditë pas publikimit të skandalit të përgjimeve gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2011, në të cilin ishin përfshirë krerët më të lartë të partisë demokratike ka reaguar numri një i akuzës në Kosovë. Në një konferencë për media kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha se nuk ka prova për ngritje akuzash në lidhje me përgjimet. Lumenezi deklaroi se çështja “Pronto 2” , që lidhen me deputetin dhe zyrtarin e PDK-së, Adem Grabovci i cili ka qene subjekt i përgjimeve, është hetuar njëherë nga misioni ndërkombëtar dhe është mbyllur për mungesë provash. Por Lumnezi shtoi se ne rast se gjenden prova te reja hetimet do të rinisin pasi askush nuk është i paprekshëm. Ky qëndrim vjen një ditë pasi portali investigativ Insider.com publikoje nje seri përgjimesh te Adem Grabovcit i cili dyshohet se, ne dijeninë e Thaçit ne ate kohe kryeministër, emëronte drejtore, gjyqtare, prokurore e shefa policie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *