“S’ka prova për ndërhyrjen ruse”

Anëtarët republikanë të Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, pas një hetimi 14 mujor mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane kane dale ne përfundimin se nuk ka prova të një marrëveshjeje të fshehtë mes stafit te fushatës se Trump dhe Kremlinit.
Kreu i këtij komiteti Mike Conaway deklaroi se paneli ka përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe ka zbuluar vetëm “kontakte të paqëllimshme” mes përfaqësuesve të fushatës Trump dhe rusëve, gjë që është e tepërt të konsiderohet si marrëveshje e fshehtë.
Kaq ka mjaftuar që presidenti Donald Trump te reagoje ne twitter, duke përsëritur faktin se komiteti nuk kishte gjetur “asnjë provë të një marrëveshjeje të fshehtë”. Demokratët në anën tjetër u shprehën të pakënaqur me vlerësimin dhe akuzuan republikanët për mungesë guximi në përballjen me presidentin e Shteteve te Bashkuara. Ky është vetëm një nga disa hetimet që po shqyrtojnë ndërhyrjen e supozuar ruse.




