Subscribe

Viti i ardhshëm shkollor pritet të nisë më 14 shtator për të gjitha stukturat parauniversitare. Por nuk ka ende një plan konkret për mënyrën se si do zhvillohet mësimi në rast të vazhdimit të kushteve të pandemisë.

Ekspertët e arsimit thonë se shkollat e vendit nuk e kanë kapacitetin për të realizuar mësimin në klasa, duke ruajtur edhe distancën mes nxënësve e mësuesve, në situatën aktuale ku kapaciteti infastrukturor zvogëlohet për shkak se disa shkolla janë të dëmtuara prej tërmetit të nëntorit.

Mehmeti nuk përjashton edhe metodën e mësimit në distancë për vitin shkollor 2020-2021.

Por sipas tij, mësimi online mund të rezultojë i suksesshëm vetëm pas krijimit të një platforme të veçantë,  si dhe me pajisjen me mjetet e nevojshme dhe internet të të gjithë nxënësve që nuk kanë akses në to.

Ndërkohë rreth 30 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bangat e shkollës këtë shtator, ndërsa afro 34 mijë të tjerë përfunduan arsimin 9 vjeçar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *