Një tjetër ekzekutim mafioz në Vlorë. Vetëm 5 minuta para mesnatës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës.

42-vjecari Shkëlzen Velaj ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë, Velaj e ka lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë, në katin e pestë të pallatit kur ka qenë duke hapur derën atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.

 

Plumbat në drejtim të 42-vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velajt është lëshuar një karikator automatiku, të cilat i kanë kushtuar jetën 42-vjecarit. Sipas policisë ai ka ndërruar jetën në spital. Atentati dyshohet të jetë kryer nga dy apo më shumë persona.

 

.
Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë autorët kanë braktisur makinën tip “BMW” pa targa dhe e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.

 

Policia prezente në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen.

 

Sa i takon Shkëlzen Velaj, 42-vjecari është vëllai i Ardi Velajt, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 2015-ën.
Në ngjarjen e 2015-ës, e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash, janë përfshirë vëllezërit Llanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *