E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“S’ka më kontroll të…”/ Rama jep lajmin e mirë për shoferët

Kryeministri Edi Rama njofton se DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se në këtë mënyrë, eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe u kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë e 30,000 orë pritje në vit.

 

“Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën. Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.  U kursehen qytetarëve. 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë