E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

S’ka marrëveshje në Bruksel

Përfundon pa asnjë marrëveshje takimi i parë ne Bruksel mes dy kryeministrave, atij serb Vuçiç dhe atij kosovar Mustafa, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses për politikë të jashtme, Federika Mongerini. Kjo është konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë së Kosovës, Mustafa pas takimit. Ai tha se nga kjo tryezë nuk është arritur asnjë pakt. Por kryeministri kosovar theksoi se po diskutohet ndryshimi i statusit të bashkësisë së komunave serbe  duke pasur parasysh rekomandimet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tryeza e diskutimeve është paraprirë nga takimet e ndara të zyrtares se lartë të Brukselit, Mongerini me kryeministrat kosovar e serb. Me herët, mediat serbe shkruajten se Brukseli do ushtroje presion ndaj Beogradit zyrtar, qe ta pranoje ndryshimet e prezantuara per asosacionin. Marrëveshja per komunat serbe ishte nje nga shkaqet qe e çoi opozitën kosovare ne bojkotin e punimeve te parlamentit dhe ne protesta, pasi e konsideron ate te dëmshme per sovranitetin e Kosovës.

;

Vazhdo të lexosh

Reklamë