Subscribe

Ministri i infrastrukturës dhe energjetikes Damian Gjiknuri i bën apel te zgjedhurve vendore te zbatojnë reformën e ujit. Bashkitë qe nuk përmirësojnë gjendjen e ujësjellësve, jo vetëm nuk do te kenë financime, por këto ndërmarrje do ti kalojnë për menaxhim shtetit ose bashkive me performancen me te mire.

 

Por sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla lëshoi një tjetër ultimatum ndaj te zgjedhurve vendore. Kryetaret e majte qe nuk bashkëpunojnë për këtë reforme nuk do te rikandidojne ne zgjedhjet e ardhshme.

 

Gjate një takimi sektorial për reformën e ujit, u theksua se gjate aksionit tre mujor  për te disiplinuar situatën e ujit ne vend, janë nënshkruar 13 500 kontrata dhe akt marrëveshje. E nëse për biznesin nuk ka tolerime dhe vijojnë penalitetet, për konsumatorët familjare afati i fundit për normalizimin është 28 shkurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *