Subscribe

Edhe pse askush nuk mund të bëjë një llogari të saktë se sa u ka kushtuar shqiptarëve drejtësia e munguar, ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder, u shpreh i sigurt se shumë biznese gjermane nuk kanë ardhur në Shqipëri, për shkak të vendimeve të njëanshme të gjykatave. Ai foli me tone të ashpra për procesin vendimmarrjes, në disa raste duke dalë dhe jashtë ligjit, të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, dhe këtë tha ai, një biznes gjerman nuk mund ta konceptojë.

Efiçenca e sistemit te drejtësisë është një pikë e rëndësishme. Investitorët gjermanë nuk mund të mendojnë se ka vendime që mund të ndikohen vetëm nga ligji. Ata nuk mund ta mendojnë këtë, dhe di që në Shqipëri ka patur disa raste. Ne kemi mësuar rëndësinë e drejtësisë. Kjo situatë ka pasoja dhe për integrimin e BE.”

Edi Rama: Është pak paradoksale, por ne kemi përfunduar dy kapituj të integrimit, të cilat negociohen pas hapjes së negociatave dhe jemi para Malit të Zi dhe Serbisë, kur në fakt ato kanë hapur negociatat.

Schroeder kishte në krah kryeministrin Edi Rama. Si pjesëtarë të dy të së majtës europiane, ish-kancelari tha se Gjermania po mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pavarësisht ngjyrave politike. Por që ajo të shkojë në BE nuk duhet vetëm të bëjë reformat por dhe t’i zbatojë ato. Gerhard Schroeder, tha se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë shqiptarët ata që do të vlerësojnë reformat e marra deri tani.

Me ato çka dëgjojmë në Bruksel vlerësohen shumë përpjekjet që ju keni marrë për reformën, edhe në këshill po ashtu. Edhe këtu vlen parimi që nuk duhet të humbim sot dhe të shtyjmë përpara këtë proces reformash, sepse siç tha ju z.kryeministër zbatimi i reformave është çështja vendimtare. Nuk duhet thjesht të hartojmë një akt ligjor, por ta bëjmë atë të zbatohet dhe jam i sigurt që ju do ta rrini këtë. Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme njerëzit do të mendohen përpara se të hedhin votën se kush është përgjegjës për përparimin e arritur”.

Edi Rama: Duke iu njohur ju, unë mendoj se lidership do të thotë të marrësh përsipër kosto, të bësh gjënë e duhur dhe të humbësh dhe vendin e punës për të marrë përsipër reforma.

Gjatë forumit ekonomik Shqipëri-Gjermani nuk munguan as batutat mes sipërmarrësve gjermanë dhe kryeministrit.

“Përpara dy vitesh Edi Rama më thoshte se shqiptarët mund të mësojnë shumë nga gjermanët, disiplinën, angazhimin. Por të paktën një gjë mund ta mësoni ju gjermanët nga ne shqiptarët: se si shijohet dhe si jetohet jeta! Unë dhe ekipi im përpiqemi që të zbatojmë këshillën tuaj z. kryeministër. Jo çdo gjë duhet vendosur mbi peshoren e parave, ne të gjithë jemi të lidhur me njëri tjetrin dhe çdo të ishte jeta e biznesit në tiranë pa pirjen e një kafeje”?

Edi Rama: Unë gjithnjë mendoj se italianët janë shqiptarë të veshur nga Versace, kurse gjermanët janë ata që e kuptojnë që jeta është ajo që ndodh dhe jo ajo që planifikon pasi vjen në Shqipëri.

Por duke iu rikthyer seriozitetit, kryeministri e mbylli fjalën e tij në këtë forum me një proverb gjerman i cili thotë se puna është punë dhe rakia raki.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *