Minisiri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës shprehu ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Malësinë e Madhe ku humbën jetë babë e bir.

 

Në fjalën e tij, Peleshi tha se bashkive të prekura u është alokuar fond prej 10 mln dollarë, të cilat duhet t’i përdorin për këtë situatë.

 

Sipas ministrit, vendi nuk është në skenarin më të keq të mundshëm.

 

Ne kemi të parën në prioritete jetën e njerëzve. Jam ndjerë shumë keq dje, të gjithë bashkë, për aksidentin ku humbën jetën dy banorë. Më vjen mirë që trupat e tyre janë gjetur. Nga ana jonë ne kemi dislokuar trupa dhe mjete të mjaftueshme gjatë natës. Gjithashtu kemi dërguar edhe 120 trupa shtesë për të mundësuar kalueshmërinë. Nuk jemi në skenarin më të keq të mundshëm.

 

Peleshi i kërkoi të gjitha bashkive të përdorin fondin e alokuar nga buxheti i shtetit për përballimin e emergjencave. 10 mln dollarë janë ndarë vitin e kaluar dhe 10 mln dollarë po ndahen tani, dhe tani është momenti i duhur për tu përdorur”, theksoi ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *