E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“S’jemi në luftë”/ Rama vijon replikat me Bashën: Nuk është koha për politikë

Situata që po kalon vendi si pasojë e përhapjes së koronavirsit, ka shkaktuar replika të forta në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Në përgjigje të akuzave të Bashës, kreu i qeverisë i kërkoi liderit dmeokrat që të mos bëjë politikë, por t’i shërbejë popullit.

 

Reklamë

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur,quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor”, tha Rama në “Twitter”.

 

Basha i bëri thirrje pak më herët Kryeministrit që të tregohet i përgjegjshëm dhe të sigurojë jetën e qytetarëve, ndërsa shtoi se vendi nuk është në gjendje lufte por në situatë emergjente.

Vazhdo të lexosh

Reklamë