Marrëdhëniet janë mjaft të vështira. Si fillim ju duhet të deshifroni emocionet tuaja, t’i komunikoni ato në mënyrë efektive dhe të angazhoheni me partnerin tuaj në mënyrën më të mirë për të mos sjellë më pas zhgënjime apo lëndime. Por këto gjëra janë edhe më të vështira kur ka shumë dezinformata.

Sipas profesionistëve që merren me rregullimin e marrëdhënieve, ka një mori “rregullash” false për takimet dhe marrëdhëniet. Më poshtë po ju rendisim 5 mitet e takimeve që terapistët thonë se shkatërrojnë marrëdhëniet

  1. Luaj mirë për të mos u dukur “i dëshpëruar”.

 

Ideja që ju duhet të frenoni emocionet tuaja që një marrëdhënie të lulëzojë e ju të mos dukeni “të dëshpëruar”, është një mit.

 

Megjithëse pjesërisht kjo mund të jetë e vërtetë. Për shembull, nuk mund të jetë ide e mirë t’i propozoni dikujt në një takim të parë. Është më e rëndësishme që ju të jeni vetvetja“, thotë Janet Park , një terapist i licencuar për martesat dhe familjet.

 

Kur ne ‘luajmë mirë’ për një kohë të gjatë, kjo mund të dërgojë mesazhe jo të qarta të interesave tuaja, mund të përforcojë mungesën e komunikimit të hapur dhe të krijojë pengesa për komunikim të shëndetshëm. Për më tepër, nuk ka asgjë të keqe të shprehesh hapur se po kërkon një lidhje afatgjatë ose serioze.

 

Komunikimi i sinqertë, si dhe respektimi i nevojave tuaja dhe atyre të partnerit, janë komponentë të rëndësishëm që përbëjnë një marrëdhënie të shëndetshme”, shton Park.

 

Nëse personi me të cilin po takoheni e sheh sinqeritetin tuaj si dëshpërim, atëherë ai mund të mos jetë zgjedhja më e mirë për ju.

 

  1. Asnjëherë nuk duhet të shkoni në shtrat të zemëruar.

 

Të gjithë e kemi dëgjuar “rregullin” që nuk duhet të shkoni kurrë në shtrat të inatosur me partnerin. Epo, terapistët e marrëdhënieve thonë se nuk është e vërtetë.

 

“Vendosja e afateve kur duhet të zgjidhni konfliktin grumbullon presion dhe mund të përfundojë në një situatë mjaft të pakëndshme. Nëse nuk i keni dhënë vetes kohë për të arritur në një mirëkuptim, atëherë asnjëra palë nuk do të jetë e kënaqur me situatën”, thotë psikologia Carissa Coulston.

 

Kur ndodh kjo, mund të shkaktojë zgjatje të problemit, gjë që mund të përkeqësojë marrëdhënien tuaj me kalimin e kohës, pasi nuk do të arrini kurrë një zgjidhje përfundimtare për çështjen.

 

  1. Xhelozia është një shenjë që partneri juaj kujdeset.

 

Jo, nuk është normale që partneri juaj të zemërohet kur ju dilni me kolegët e punës ose me miqtë. Dhe jo, definitivisht nuk është një shenjë e dashurisë së tyre.

 

“Ky mund të jetë një supozim i rrezikshëm kur takoheni, sepse xhelozia është zakonisht një shenjë e pasigurisë dhe një përpjekje për të kontrolluar veprimet tuaja. Është normale të ndjeni xhelozi herë pas here, por të qenit tepër xheloz mund të nënkuptojë se partneri juaj nuk është i sigurt në marrëdhënien që keni krijuar dhe gjithashtu mund të jetë një shenjë e abuzimit emocional”, thotë psikoterapistja Ellie Borden.

  1. Ndërmarrja e “hapit të madh” do të rregullojë marrëdhënien tuaj.

 

Nëse marrëdhënia juaj ndihet si e lënë pasdore ose është jo e fortë, një propozim ose shtatzënia nuk do ta përmirësojë atë.

 

“Ky është një mit që shfaqet në marrëdhëniet afatgjata dhe mund të çojë në pakënaqësi dhe përfundimisht në një ndarje më të komplikuar kur çifti beson se problemi mund të largohet vetë. Në realitet, është e rëndësishme t’i zgjidhni problemet tuaja drejtpërdrejt dhe me respekt dhe të përcaktoni nëse marrëdhënia ia vlen të shpëtohet, në vend që të supozohet se një angazhim më i madh është ai që do ta shpëtojë atë”, thotë Borden.

 

5. Këshillimi i çifteve mund t’ju ndihmojë të dilni në një përfundim më të kënaqshëm.

 

Të kërkosh këshillimin e çifteve, kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj është në gjendje të rëndë.

 

Kërkimi i terapisë nuk është një shenjë se marrëdhënia juaj ka përfunduar, por në fakt është një shenjë që ju jeni të prirur t’i bëni gjërat të funksionojnë në mënyrë më efektive dhe t’i rregulloni gjërat që po shkojnë keq. Çiftet duhet ta shohin këshillimin si një masë parandaluese, jo një kurë.

 

Të presësh derisa gjithçka që aktualisht po çalon të kalojë, është e barabartë me katastrofën, por nëse merrni ndihmë që në fillim, mund të sjellë afrim në çift dhe mund t’ju mësojë mënyra të reja për zgjidhjen e konflikteve që janë më të shëndetshme dhe më konstruktive“, thotë Coulston.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *