Subscribe

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas akuzave ndaj tij dhe deputetit Bujar Leskaj, për gjendje të dehur dhe fyerje në ambjentet e Parlamentit.

 

 

Paloka ka mohuar të ketë qenë i dehur por ka pranuar gjyhën fyese duke thënë se i kanë kthyer Edi Ramës, përgjigjen që meritonte pas provokimeve të këtij të fundit.

 

Paloka ka hedhur gjithashtu akuza të rënda ndaj kryeministrin për të cilin shkruan se konsumon kokainë përpara çdo séance të rëndësishme parlamentare.

 

 

Reagimi i plotë:

 

E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance . Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot  e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe :

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.

Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij. Kete pergjigje  do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite. Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet. Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!! Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ? Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!

 

 

Kuvendi i Shqiperisë bazuar në Rregulloren e vet do të marrë masa disiplinore me përjashtim 10 ditor nga punimet, për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Për shkak të konsumit të pijeve alkoolike.

 

 

Kërkesa është bërë nga disa deputetë të Grupit Parlamentar të PS, sipas rregullores së Kuvendit.

 

 

Ata pretendojnë se dy deputetet kanë bërë veprime të pahijshme dhe kkanë përdorur një fjalor banal gjatë procesit të votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *