Subscribe

Ashtu siç ishte paralajmëruar, shirat e rëne gjatë mbrëmjes së të hënës dhe paradites se të martës kanë shkaktuar probleme të mëdha ne shume zona në veri të vendit. Më e rëndë situata paraqitet në Lezhë, Fushë Krujë, Shkodër dhe Dibër, ku rezultojnë të përmbytura disa lagje, ndërsa ka vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve. Ne Lezhë uji ka mbuluar rrugët. Erërat e forta po ashtu bënë që shumë zona të jenë në errësire totale. Drejtori i OSHEE-së Armando Zhuka thotë se, pavarësisht defekteve, hidrovorët furnizohen pa ndërprerje. Për prefektin Eduard Ndreca, situata po mbahet nën kontroll, ndërsa forca të ushtrisë janë vendosur ne Lezhe për t’i ardhur në ndihmë banoreve. Probleme nga reshjet raportohen edhe në Milot. Banoret thonë se kjo situatë vjen si pasoje e mospastrimit të kanaleve. Ata kërkojnë ndihme për të parandaluar hyrjen e ujit neper banesa. Ndërkohë në zonën e Shullazit vërshimi i ujit ka sjellë mbetje të shumta urbane. Situata mjaft problematike paraqitet edhe në Fushë-Krujë ku tre familje janë evakuuar, pasi rrezikoheshin nga vërshimi i ujit. Nga ana tjetër, mësohet se lumi Zeze ka dale nga shtrati dhe forcat e ushtrisë ndodhen ne terren. Edhe ne disa fshatra te Matit raportohen probleme, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 familjet të cilat janë evakuuar. Ne Shkodër, uji i Drinit ka përmbytur një pjesë te lagjes Ajasëm dhe punohet për evakuimin e familjeve. Në Bushat rreth 200 hektarë toke bujqësore janë mbuluar nga uji. Ministria e Transporteve raporton se ne disa akse qarkullimi është vështirësuar per shkak te prezencës se ujit apo rrëshqitjes se dherave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *