Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Tyli Çupi shkrun se bizneset e mbyllura nga pandemia janë në vështirësi. Sipas saj, situatë të rëndë po përjetojnë edhe ato biznese që janë lejuar të qëndrojnë hapur.

Në një postim në “Facebook”, Çupi ka publikuar një video, në të cilën shfaqet një tregtar i një dyqani të vogël ushqimor në fshatin Bejn të Klosit, teksa tregon problemet me të cilat përballet.

Ai shprehet se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë këtij muaji.

“Situata Migjeniane ne realitet dhe propaganda qeveritare ne facebook. Bizneset e mbyllura momentalisht nga situata e krijuar nga Covid-19, tashmë janë në vështirësi, por edhe ato biznese që janë lejuar të jenë hapur, po përballen me probleme. Në këtë kategori bëjnë pjesë dyqanet e vogla e kryesisht në zonat rurale. Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit. Ai thotë se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë. Ai tregon se blerjet me listë janë dyfishuar gjatë ketij muaj. Kjo situatë jo vetëm ka prekur familjet ne nevojë, por edhe atë si tregtarë. Por Rasimi shume njerezor tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa bukë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *