Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Lezhë/ Shpërthen bombula e gazit, 6 persona të dëmtuar

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për shkarkimin...

Takimi i Ramës me të deleguarit për Tiranën dhe...

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve: Gjoba deri...

Situatë kritike zjarresh edhe në Kosovë

12 Gusht 22:21

Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur se në 12 orët e fundit janë regjistruar 72 vatra zjarri dhe prej tyre 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 të tjerë janë lokalizuar.

“Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Kamenicës, në fshatin Tugjevc dhe fshatin Gmicë”, ka thënë agjencia përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se për ta shuar zjarrin në fshatin Gmicë e ka kërkuar edhe ndihmën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura rreth 40 gradë Celsius këtë javë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka rekomanduar institucioneve publike dhe private që t’i zbatojnë masat për mbrojtjen e punëtorëve nga i nxehti i madh.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Situatë e rënduar me zjarre është edhe në vendet fqinje.

Në Mal të Zi është raportuar për një ushtar të vdekur dhe një tjetër të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.

Shkencëtarët për klimën kanë thënë disa herë se disa dekada të nxjerrjes së gazrave serrë në atmosferë, kanë ndikuar në rritje të temperaturave globale.

Bota është ngrohur për 1.1 gradë Celsius në krahasim me epokën industriale, ndërsa shtetet synojnë që ta mbajë atë nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofa të mëdha natyrore. /REL/

 

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Kritike Situate Vizion Plus Zjarre

Nga e njëjta kategori

Lezhë/ Shpërthen bombula e gazit, 6 persona të dëmtuar

më shumë...

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin e Ftohtë, ndërhyjnë zjarrfikësit

më shumë...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm, gjykata merr vendimin e pazakontë

më shumë...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama reagon pas takimit me deputetët dhe të deleguarit për Tiranën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombula e gazit, 6 persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

3:06

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë...

2:46

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet...

2:25

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon...

2:11

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, por flakët...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.