E enjte, 17 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Situatë kritike nga flakët në Patos

Ilustrim · Vizion Plus

Zjarri i cili doli jashte kontrollit pas djegies se mbeturinave ne fshatin Oficine te Patosit po vijon perhapjen e tij ne nje siperfaqe te konsiderueshme.

 

Ne vendngjarje per neutralizimin e flakeve ndodhen mjetet zjarrfikese, sherbimet e policise Fier , dhe disa grupe te Forcave te nderhyrjes se shpejte.

 

Deri tani eshte shkrumbuar nga flaket nje siperfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe peme frutore nderkohe qe ne prangat e policise ka rene dhe autori i zjarrvenies.

 

Situata vijon te mbetet kritike.

 

Banoret e zonës të alarmuar nga kjo situate thanë se  ndërhyrja e shpejte e sherbimeve zjarrfikëse bëri te mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës, nderkohe që është perfshire nga flaket nenstacioni elektrik.

 

OSHEE beri te ditur se ka stakuar energjine pasi zjarri ndohet shume prane nenstacionit Patos.

 

“Për shkak të zjarrit shumë pranë Nënstacionit Patos, OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.
Ndërkohë është njoftuar zjarrëfikësja

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh