Situata e krijuar nga zjarri në fshatrat e Lurës mbetet kritike për shkak të përhpajes së madhe të vatrës.
Me gjithë ndërhyrjen e vazhdueshme të bërë nga toka dhe ajri, zjarri po rrezikon banesat në fshatin Borie Lurë. Flakët i janë afruar në distancë kritike banesave, ndërsa vatra është shtrirë në tre drejtime, nga ana e fshatit Gurë Lurë, në drejtim të Fushë Lurës.
Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa në terren janë dhjetra forca zjarrfikëse nga ushtria, mbrojtja civile, shërbimi pyjor e banorë të zonës.
Sipërfaqja e madhe dhe terreni i thepisur malor kanë vështirësuar punën e autoriteteve.





