E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Situatë emergjence në disa vende nga zjarret

Rajoni dhe Europa vazhdojnë ne jene te kërcënuara nga zjarret, por edhe temperaturat e larta. Situate e renduar paraqitet në Greqi, Serbi, Bosnje, Maqedoni, Kroaci dhe Mal të Zi. Temperaturat kanë shkaktuar përhapjen e vatrave të zjarrit edhe në Kosovë. Shumë komuna kanë aktivizuar dhjetëra zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

 

Në Maqedoni zjarret vazhdojnë të shkrumbojnë hektarë me pyje. Edhe pse janë vënë nën kontroll një pjesë e madhe e vatrave, në disa zona  te tjera vazhdojnë janë aktive. Qeveria ka vene ne dispozicion edhe avionë për shuarjen e flakëve. Dy viktima numërohen aktualisht si pasojë e të nxehtit afrikan, një në Rumani dhe një në Poloni. Dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital për shkak të problemeve me shëndetin që kane shkaktuar temperaturat e larta.

 

Reklamë

Ishulli Kithira prej katër ditësh është ne gjendje te jashtëzakonshme. Edhe Italia po luftën me flakët në pjesën jugore të saj, ndërsa pjesa veriore është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshme. Edhe Sarajeva e Zagrebi si dhe një pjesë e Sllovenisë janë përfshirë nga reshjet e shiut.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë