Subscribe

Qarku i Kukësit vijon të jetë i mbërthyer nga moti i ftohtë dhe acari duke sjellur edhe ngrica e akull në rruge.

Si pasojë e uljes së temperaturave, akset rrugore nacionale dhe rurale në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat ndërsa po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi në disa zona ka edhe ngrica. Drejtuesit e automjeteve  duhet të reduktojnë shpejtësinë si edhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Edhe në rrugë e kombit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Më shume se 10 borëpastruese u  janë të angazhuar për pastrimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës, nga tuneli I Kalimashit drejt Morinit. Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës. Ende disa fshatra kane probleme me furnizimin me energji elektrike. Pa energji aktualisht janë fshatrat  Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj, Bashkia Tropojë.

Pa energji në Bashkinë Kukës, janë Njësitë Administrative Bushtricë, Gryk –Çaj dhe  Ujmisht. Punonjës të OSHEE Kukës dhe Tropojë, prej ditësh dhe në kushte të veshtira të motit dhe terrenit kanë  punuar dhe po punojne në keto zona për të zevendesuar shtyllat e dëmtuara, linjat dhe izolatorët. Furnizimi me  ujë të pijshëm ka qenë normal në shkallë Qarku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *