Situata në Ukrainën Lindore gjatë orëve të fundit ka qenë e tensionuar.

 

Mengjesine kesaj te djele janë raportuar shpërthime të shumta në qendër të qytetit të kontrolluar nga separatistët pro ruse, Donetsk. Origjina e shpërthimeve nuk është ende e qartë ndërsa nuk ka asnjë koment nga separatistet apo nga Kievi.

 

Liderët e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës kanë urdhëruar mobilizimin e plotë ushtarak.

 

Ndërkohë,ushtria ukrianase pezulloi operacionet në një prej shtatë pikave te kontrollit për territorin në rajonin e Donbasit për shkak të bombardimeve të rënda.

 

Misioni monitorues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë KA raportuar për “rritje dramatike” të shkeljeve të armëpushimit në vijën e frontit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

 

Ndërkohë një ditë më parë Zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm, ishin shumë pranë vendit ku ndodhën shperthimet. Zyrtarët arritën që të strehoheshin para se artileria të godiste zonën.Mediat botërore kanë publikuar pamjet, që tregojnë momentin kur ministri i Brendshëm u detyrua të shttrihej në tokë për t’u mbrojtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *