E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Situatë e rënduar nga flakët në Fier dhe Fushë-Arrëz

Flakët kanë përfshirë sërish kodrat me ullishte në Fier. Këtë të shtunë, banorët e fshatit Vajkan, kanë vënë re zjarrin që fillimisht ka prekur shkurret e më pas ka përfshirë edhe një sipërfaqe të konsiderueshme të kodrës me ullishte.

 

Banorët që njoftuan policinë e forcat zjarrfikëse. Flakët janë ndihmuar nga era për t’u përhapur aq shpejt sa rrezikuan edhe djegien e një biznesi.

 

Reklamë

Mjetet zjarrfikëse dhe mbi 30 forca policie kane arritur te lokalizojnë zjarrin. Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencës, është shuar vatra që rrezikonte r, por më pas flakët kanë shkuar në drejtim të perëndimit duke dëmtuar sipërfaqet me ullinj.

 

Ndërsa mbetet ende e rëndë situata në Fushë-Arrëz. Banorët prej tre ditësh janë në luftë me flakët së bashku me forcat zjarrfikëse. Sipas ministrisë së Mbrojtjes përveç helikopterit në operacion në Fushë-Arrëz janë angazhuar edhe dhjetëra efektivëve të repartit ushtarak të Vaut të Dejës.

 

Një dite me pare ministrja e mbrojtjes tha se pjesa me e madhe e zjarreve kane qene te qëllimshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë