E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Situatë e rënduar në Deçan/ Helmohen edhe 300 persona të tjerë

Rëndohet situata në Deçan. Gatë 24 orëve të fundit, 310 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma të helmimit.

Diçka e tillë u bë e ditur në një konferencë për mediat nga drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

“Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1,062 pacientë. Prej orës 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai.

Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, si: marramendje, të vjella, diarre etj.

Reklamë

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Por Adnora Nurboja nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, tha për mediat vendase se analizat mikrobiologjike të mostrave treguan se uji nuk është i infektuar.

 

Më shumë video

Reklamë