Subscribe

Këtë të martë nuk u raportua vetëm për një rritje të madhe të rasteve të reja me koronavirus, por edhe një shtim i pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv.

Silva Bino tha se nevojë për trajtim mjekësor kanë 41 të infektuar. Nga këta, dy pacientë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim. Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.”

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë të tjerë. Gjithsej në vendin tonë ka 960 të shëruar, 1299 të infektuar dhe 34 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *