“Dhjetëra protestues” u vranë nga policia në Kazakistan gjatë natës, ndërsa protestat e dhunshme  anti-qeveri vazhduan në të gjithë vendin.

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë policia e Kazakistanit.

 

“Mbrëmë, forcat ekstremiste u përpoqën të sulmonin ndërtesat administrative dhe departamentin e policisë në Almaty, si dhe departamentet dhe postat e policisë lokale,” tha një zëdhënës i policisë.

 

“Dhjetëra sulmues janë eliminuar dhe identitetet e tyre po hetohen,” tha ish-zëdhënësi i policisë sovjetike të Azisë Qendrore Saltanat Azirbek, i cili e quajti vrasjen e tyre një “operacion anti-terrorist”. 

 

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kazakistanit, të cituar nga mediat lokale, të paktën 8 pjesëtarë të policisë u vranë në përleshjet dhe 137 të tjerë u plagosën. Imazhet e shpërndara në mediat lokale dhe rrjetet sociale tregojnë dyqane të grabitura dhe disa ndërtesa administrative të sulmuara dhe djegur.

 

Ndërkohë, Rusia dhe vendet që i përkasin CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive, e cila bashkon gjashtë shtete ish-sovjetike) kanë dërguar një “forcë paqeruajtëse” në Kazakistan. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook presidenti i aleancës, kryeministri armen, Nikol Pashinyan, duke shpjeguar se “paqeruajtësit kolektivë” do të dërgohen për një “kohë të kufizuar për të stabilizuar dhe normalizuar situatën në vend” të shkaktuar nga “ndërhyrja e jashtme”. Kërkesa për ndihmë nga vendet aleate erdhi nga presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev./Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *