Luftimet jane bere edhe me te pergjakshme ne Gaza gjate oreve te fundit
Situata paraqitet dramatike ne dy spitalet Al shifa dhe al Quds te cilet jane mbyllur per shkak te mungeses se karburantit, duke bllokuar mijra civile brenda.
Krizat e energjise dhe ujit për shkak të sulmeve izraelite po prekin edhe spitalin qendror të Gazës.
Në gjendje te rende shendetesore jane foshnjat ne incubator si dhe pacientet me dialize te cilet jane te lidhur me pajisjet e varura nga karburanti.
Nderkohe Ushtria izraelite pretendon se ka derguar 300 litra karburante afër spitalit al Shifa gjatë natës për gjeneratorët që të furnizojnë me energji inkubatorët për foshnjet por sipas tyre Hamasi nuk e ka lejuar kete ndihme.
Nga ana tjeter , zyrtarët shëndetësorë dhe njerëzit e bllokuar brenda spitalit më të madh në Gaza i kanë hedhur poshtë pretendimet e Tel Avivit se po ndihmonte foshnjat dhe personat e tjerë të largoheshin. Sipas tyre luftimet po vijojne jashtë ndërtesës dhe spitali ka mbetur pa energji.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirrjet për armëpushim të menjëhershëm nëse ai nuk përfshin lirimin e 240 pengjeve të kapura nga Hamasi.
Kancelari gjerman Olaf Scholz i hodhi poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana e Izraelit. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi. Por ai shtoi se një armëpushim i menjëhershëm ose një ndërprerje më e gjatë e luftimeve nga Izraeli i mundëson Hamasit të rimëkëmbet dhe të blejë raketa të reja.