E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Situatë alarmante në Korenë e Veriut, ushqimi mund të mbarojë për dy muaj

Koreja e Veriut po përballet me një krizë ushqimore dhe ekziston frika që ushqimet të mbarojnë brenda dy muajsh. Kjo do të çonte në një përballje të liderit Kim Jong Un me një uri që vret miliona njerëz.

 

Reklamë

Çmimet e ushqimeve bazë janë ngritur “në qiell’, me artikuj si kafe që thuhet se janë shitur për më shumë se 70£ një pako.

 

Kim Jong Un adresoi të martën krizën në rritje në sektorin bujqësor të vendit të tij, duke pranuar se situata ishte duke u tensionuar.

 

Ai gjithashtu tha se ekonomia e drejtuar nga shteti nuk mund të ushqejë qytetarët e saj.

 

Raportet e fundit nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara thanë se Koreja e Veriut ka furnizmin ushqimor për vetëm dy muaj.

 

Ekziston frika në rritje e përsëritjes së urisë shkatërruese të viteve 1990, e cila sipas disa vlerësimeve, vrau më shumë se tre milion koreano-veriorë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë