Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parë nga afër pasojat që kanë shkaktuar përmbytjet në Shkodër.

 

Lideri demokrat tha se situata mund të ishte menaxhuar më mire, teksa u shpreh se gjendja po vjen duke u përkeqësuar. Për këtë arsye, ai kërkon marrjen e masave në mënyrë urgjente.

 

“Situata po përkeqësohet nga ora në orë. Gjithë ultësirën. Situatë e cila i mbivendoset edhe fatkeqësive të tjera, si pandemia. Shqipëria po vuan situatë krizash. Që po na kushtojnë edhe dëme të mëdha, dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por s’mund të mohohet që gjendja të jetë më e mirëmenaxhuar. Kjo është detyra e shtetit, kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiaken e Shkodrës. Situata po vjen duke u përkeqësuar. Duhet transparencë për atë që po ndodh. Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen masa urgjente. Duhet dislokimi i gjithë resurseve shtetërore. Në këtë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet bërë shumë më shumë për të menaxhuar situatën, se sa çfarë është deklaruar. Do vijoj të qëndroj pranë Shkodrës, për të parë si mund të japim kontributin tonë.”

 

Ai premtoi më tej se PD do të kontribuojë për të ndihmuar qytetarët e Shkodrës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga propaganda.

 

“Unë dhe PD do kontribuojmë. Do gjendemi pranë banorëve për të parë se çfarë është bërë, çfarë mund të bëhet. Jemi një popull dhe do të ndihmojmë. Qeveria të lërë mënjanë propagandën dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat. PD do bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët. Përfaqësuesit tanë ndodhen në terren.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *