E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Situata po del jashtë kontrollit”, Aliaj: Dorëheqja e zyrtarit amerikan, shumë domethënëse!

Joe Kent, zyrtari më i lartë i administratës Trump për antiterrorizëm ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij, duke përmendur kundërshtimin ndaj luftës në Iran, dhe i kërkoi presidentit të “ndryshojë kursin”.

Ilir Aliaj, ekspert ndërkombëtar, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se dorëheqja e zyrtarit dhe deklaratat e tij janë shumë domethënëse.

Reklamë

Ai shtoi se sipas sondazheve të fundit, për herë të parë 63% e amerikanëve mbështesin më shumë palestinezët sesa izraelitët.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Aliaj: Ka një përçarje. Kjo përçarje ka sjellë pasojat e saj afatshkurtra tani, sepse pjesa më e madhe e publikut amerikan është kundër kësaj lufte. Dhe për herë të parë, 63% janë më shumë pro palestinezëve sesa izraelitëve, sipas sondazhit të fundit. Ka dhënë sot dorëheqjen Joe Kent, zyrtari i lartë amerikan.

Borakaj: I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Trump.

Aliaj: Ai ka qenë dhe ushtarak. Gruaja e tij ka vdekur në Siri, ishte vrarë aty. Ai në komentet pas dorëheqjes ka thënë që tragjedinë që pësoi familja ime , nuk dua ta pësojnë edhe familjet e tjera për interes të qeverisë. Ky është një zyrtar shumë i lartë dhe thotë që kjo është lufta e Izraelit, jo e Amerikës. Dorëheqja e sotme është shumë domethënëse dhe deklaratat e tij shumë domethënëse. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sepse situata po del jashtë kontrollit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë