Subscribe

Sot është mbledhur Komitetit Teknik i Ekspertëve, dhe ka dalë në një konferëencë për media.

Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, bëri një pasqyrë të situatës së vaksinimit në vend. Bino i bëri apel studentëve që të vaksinohen duke theksuar se vaksina nuk dëmton.

“Procesi i vaksinimit vazhdon, në vend kanë ardhur 2.2 mln vaksina. Janë bërë 1.8 milionë vaksinime, nga të cilat 900 mijë vaksinime me doza të para. Kemi një rritje të përdorimit të vaksinës Pfizer, e cila po i afrohet përdorimit të Coronavac.

Ne apelojmë studentët dhe të gjithë të rinjtë që të vaksinohen pasi është e sigurt për ta, krijon imunitet, deri në një masë parandalon edhe transmetueshmërinë. COVID-i dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkia e Gjirokastrës është me mbulimin më të mirë të vaksinës”, tha Bino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *