Rajoni
Situata nga Covid në Kosovë e stabilizuar/ Dy viktima dhe 23 raste të reja nga në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në Kosovë duket se është stabilizuar. Gjatë 24 orët e fundit kanë humbur betejën sëmundjen 2 persona, ndërsa kanë rezultuar të infektuar 23 të tjerë.
Megjithëse Kosova është duke përjetuar valën e katër të koronavirusit pas shfaqjes së variantit delta, duket se situata është tashmë nën kontroll. Kjo për shkak të masave anti-COVID dhe vijueshmërisë së vaksinimit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të pandemisë janë bëtë 1.375.295 doza të vaksinës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




