Opozita ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë duke përshëndetur vendimin e NATO-s për të ndërhyrë, nëse rrezikohet stabiliteti.
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike dënoi qëndrimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e cilëson si “Putini i vogel”, duke paralajmëruar se ndaj çdo akti agresioni, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm.
“Partia Demokratike paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të “Serbisë së madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm.” – ka theksuar partia me e madhe e opozitës.
Edhe kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për situatën në Kosovë duke mbështetur çdo vendim të institucioneve të Prishtinës zyrtare.
Sipas Metës, kjo situate përkon me qëllimin e Rusisë për të tërhequr vëmendjen e opinionit botëror duke krijuar vatra të reja krize në vende të ndryshme të botës.