I dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka bërë me dije se ka zhvilluar një vizitë në Kosovës, teksa tensionet në veri vijnë në rritje.

 

Në një reagim zyrtar theksohet se sipas tij vendimi i qeverisë së Albin Kurtit për vendosjen me forca policore të krerëve të zgjdhur në godinat komunale ka qenë i pamenduar, ndërsa shton se mesazhi ndaj tij mbetet i qartë.

 

 “Vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i vendosur me forcë kryetarët e komunave në ndërtesa komunale, ka qenë i pamenduar mirë dhe ka pasoja të dëmshme”.

 

Duke theksuar se Britani aka mbështetur dhe do vazhdojë ta përkrahë Kosovën, i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor shton se palët duhet të punojnë për uljen e tensionet, ndërsa nënvizon se veprimet e qeverisë në Kosovë kanë dëmtuar imazhin e saj përballë aleatëve.

 

 “I kam përcjellur zhvillimet nga afër, dhe kam biseduar me homologët në Uashington, Bruksel dhe më tej. Këto biseda ma kanë bërë të qartë se zhvillimet e fundit e kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj me aleatët”.

 

Nga ana tjetër, Kurti e ka konsideruar si legjitim qëndrimin e tij, ndërsa ka shtuar se nuk do ia dorëzojë Kosovës milicisë fashiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *