Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 August 2026
Vizion fokus

Shitet topi i ‘Dorës së Zotit”, blihet në ankand...

“Pasqyra Albania, mashtrim i Ramës”, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni...

Ndalohen divorcet dhe telefonat smart, rregullat e reja në...

Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet në Gjermani,...

Diella “prezente” në mbledhjen e ministrave në Pogradec, Rama...

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky kërkon më...

Përfundon blloku i parë i diskutimeve brenda në takimin...

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5...

Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët e Cristiano...

“Pasqyra Albania”, si do të funksionojë platforma që do...

Situata në vend, mbi 200 forca ushtarake në terren

10 Nëntor 20:30

Rreth 200 forca ushtarake janë angazhuar nga Ministria e Mbrojtjes për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet. Përveç trupave, në aksion janë përfshirë edhe mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme. Po ashtu në qarkun e Shkodrws janë angazhuar dhe janë në gatishmëri 36 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. Janë evakuar, 25 banorë, në fshatin Obot, Kuç dhe Oblikë, Shkodër. Mjetet kanë qëndruar në gadishmëri në pika kyçe (Harku i Bërdicës, Kuç, Obot, Oblikë), për të ndërhyrë në raste të përkeqësimit të situatës. Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë të angazhuara 16 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motorpompa. Forcat dhe mjetet qëndruan në gatishmëri, në pritje për të ndërhyrë në rast nevoje.

Në qarkun e Tiranës, në zonën e Babrursë vijojnë të jenë angazhuara 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi. Tek Pallati me Shigjeta kanë ndërhyrë dhe janë të angazhuara 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi. Në afërsi të “City Park” u angazhuan 10 forca dhe mjete zjarrfikëse. Po ashtu janë të angazhuara forca dhe mjete në afërsi të Arkivës së Sigurimeve Shoqërore në Lundër.

Ndërkohë që në qarkun e Lezhës, FA-të kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me mbi 91 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavator, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 500 thasë me rërë. Në qarkun Lezhë është punuar për përforcim argjinaturash, pastrimin e bodrumeve dhe kateve të para të pallateve dhe bizneseve nga uji dhe papastërtitë në qytet dhe rrethinat e qytetit, ndërtime pritash në afërsi të Lumit Drin, kanaleve kulluese, shpërndarje bazë ushqimore për bagëtinë, vendosje thasësh me rërë në sasinë 500 copë.

Në Milot dhe fshatin Dukagjin i Ri, janë hedhur 80 m3 inerte. Në zonën e Fushë-Krujës janë në gatishmëri 30 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi. Në Bashkinë Burrel janë në gatishmëri 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në Bashkinë Laç janë të angazhura 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë. Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta. Ndërkohë, janë vendosur në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.

Gjatë këtyre tre ditëve situata e reshjeve po shkon drejt normalizimit. Rreziku i përmbytjeve është akoma prezent sidomos nga çarja e digave dhe dalja e lumenjve nga shtrati. Ditën e sotme priten reshje të tjera në të gjithë territorin, por më të pakta, kryesisht në veri.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Forcat E Ushtrisë Lezhe permbytjet Shkoder Tirane

Nga e njëjta kategori

Ethet e Nilit në Korçë, konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri

më shumë...

Regjistrimi për klasat e para, një tjetër mundësi edhe për nxënësit në klasat e dhjeta

më shumë...

Rikthehet “internimi” në Lushnje, ish-të dënuarit politikë kërkojnë që të mos harrohet persekutimi komunist  

më shumë...

Velipoja, destinacion i preferuar. Pushuesit vlerësojnë natyrën, pasërtinë dhe çmimet konkuruese

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:53

Ethet e Nilit në Korçë, konfirmohet rasti...

3:51

Regjistrimi për klasat e para, një tjetër...

3:48

Shitet topi i ‘Dorës së Zotit”, blihet...

3:34

Rikthehet “internimi” në Lushnje, ish-të dënuarit politikë...

3:27

Velipoja, destinacion i preferuar. Pushuesit vlerësojnë natyrën,...

3:22

“Pasqyra Albania, mashtrim i Ramës”, Berisha: Vjedhja...

3:18

Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë, numri i tyre...

3:00

Puna e turneve të natës, studimi: Çfarë...

2:32

Ndalohen divorcet dhe telefonat smart, rregullat e...

2:25

Zjarret në vend, 5 vatra aktive dhe...

2:10

Partia e ekstremit të djathtë kryeson sondazhet...

2:07

Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares...

1:36

Diella “prezente” në mbledhjen e ministrave në...

1:16

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky...

1:08

Përfundon blloku i parë i diskutimeve brenda...

12:56

Pas sherrit me 23-vjeçarin, i shkoi me...

12:41

Ndryshimi i bujshëm i Haaland në duart...

12:31

Kontrolle ‘blic’ në Tiranë, mbi 11 mijë...

12:20

Kurbin, kanosi me armë zjarri babain dhe...

12:03

“Ta takoj e le të vdes”, emigranti...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Atentati në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan me 50 plumba!...
  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.