Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu njofton se ka dorëzuar në Kuvend një projektrezolutë që lidhet me situatën në rajon, të cilën e konsideron të tensionuar.

 

Ai prezantoi para mediave projektrezolutën e iniciuar së bashku me deputetë të tjerë të opozitës për situatën në Ballkan dhe Kosovën, e cila përmban 5 pika drejtuar qeverisë shqiptare.

 

Projektrezoluta kërkon marrjen e hapave konkretë nga Shqipëria dhe adresimin e problematikës në NATO.

 

‘Është një situatë shqetësuese që duhet të na bëjë të jemi të gjithë në një zë, në një qëndrim, në një frymë bashkëpunimi dhe konsultimi dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi Mediu.

 

Kërkesat drejtuar qeverisë shqiptare:

  1. Të ngarkojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë në këshillim me partnerët tanë strategjikë dhe ta adresojë urgjentisht këtë problematikë në NATO.
  2. Nëpërmjet delegacioneve të veta në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ta shpërndajë këtë rezolutë në këto asamble dhe ta bëjë atë objekt debati atje, si dhe forumet e tjera ndërparlamentare.
  3. I kërkon qeverisë, si anëtare e përkohshme për dy vitet e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, të përcaktojë qartësisht objektivat për rajonin dhe Kosovën.
  4. Të shtohet mbështetja për Integrimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, duke shpjeguar me theks të ri, se lënia e këtij shteti të ri jashtë, e ekspozon atë dhe rajonin me lehtësi përballë kërcënimeve ruso-serbe.
  5. Të organizojë një forum ndërparlamentar Shqipëri – Mali i Zi – Kosovë – Maqedoni e Veriut, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *