Deputeti i PD, Luçiono Boçi bashkohet me shqtësimet dhe thirrjet për bashkim të Partisë Demokratike.

 

Në mbledhjen e grupit parlamenta të PD, Boçi është shprehur se që të arrihet bashkimi duhet të shërohet shkaku. Sipas tij, aktet duhet të vazhdojnë me pranimin e vendimit të gjykates dhe tërheqjen e ankimimeve që s’prodhojnë gjë.

 

“Bashkohem me shqetësimet e deputetëve dhe thirrjet për bashkim janë dëshira të sinqerta. Por bashkimi arrihet nëpërmjet akteve dhe proceseve. Po flasim këtu për dy procese bashkimi: Atë të grupit. Atë të bazës. Unë dua të ndërtoj një qasje tjetër. Është një process, por njëri është shkaku tjetri është pasoja. Pasoja të vendimeve të gabuara të lidershipit përfshire ne si grup. Që të arrijmë bashkimin duhet të shërojmë shkakun, të bashkojmë grupin. Nëpërmjet zbatimit të rregullave të funksionimit e kryerjes së akteve politike.

 

Çdo vendim politik dhe i qendrimit politik duhet të kalojë nëpërmjet konsultimit të kryesisë dhe të merret si vendim në grup. Edhe mbledhja e tij. Aktet duhet të vazhdojnë me pranimin e vendimit të gjykatës dhe tërheqjen e ankimimeve që s prodhojnë gjë. Sikurse me pranimin e cdo anëtari grupi si të tille duke rrëzuar çdo përjashtim e pezullim.

 

Procesi i bashkimit në baze, e cila na vëzhgon dhe mban qëndrime sipas pozicioneve tona, nëse ne bashkohemi, natyrshëm na ndjek në këtë proces bashkimi. Bashkimi i bazës nuk perfundon as në 30 as një jave më pas. Ai është i vazhdueshëm.
Nëse vërtet bashkohemi do arrijmë të jemi forcë poltike e besueshme dhe alternative qeverisëse”, u shpreh Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *