E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Situata në Obot është kritike”

Vazhdon ende të jetë problematike situata nga përmbytjet në disa njesi administrative të Shkodrës.

Ne informacionin e perditesuar te shperndare nga bashkia Shkoder, behet e ditur se në raport me një një ditë më parë niveli I ujit në Njësinë Dajc është rritur me 3 cm.

Janë1500ha toke bujqesore e permbytur( fshatrat Darragjat,Shirq,Mushan,Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull,Samrish i Ri,Pentar-zona fushore, raporton Vizion Plus.

Rruga e bllokuar është ajo Darragjat Shirq,tek vendi inquajtur urrelat e Shirqit ku lartesia e ujit arrin 100-130 cm ne rruge.

Reklamë

Aktualisht ka prezence uji ne oborre 121 shtepi,Shirq 70,Mushan 10,Darragjat 11,Belaj9,Rrushkull 12.Suka 9.

Ne disa toka bujqesore lartesia e ujit arrin 2m lartesi, shkruan Vizion Plus.

Në njësinë administrative Ana e Malit ka 1250 ha toke bujqesore të permbytur( fshatrat Oblike, Obot  Muriqan).

Rruga e Obotit e bllokuar rreth 120 cm lartesi ne rruge.

Për momentin raporton 2 shtëpi dhe prezence uji ne oborre 100 cm ( fshati Obot.)

Rruga Obotit është e pa kalueshme ( makina ushtrise nuk kalon ) ndërsa Ujesjellesi Oblika 1 është i bllokuar nga uji ( jashte funksioni).

Në  disa toka bujqesore lartesia e ujit arrin 2-2.5 m. dhe ajo që shqetëson është fakti që sot ka rritje niveli i ujit me rreth 30-40 cm.

Sipas bashkisë Shkodër, situata në Obot është kritike, dhe ka nevoje urgjente për ushqime në këtë fshat jo vetëm për njerezit por duhet bazë ushqimore edhe për bagetite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë