Situata në Mozambik përkeqësohet akoma më shumë pas ciklonit/ Video

Situata në Mozambikun verior është përkeqësuar akoma më shumë pas ciklonit Kenneth që shkatërroi vendin.
Cikloni goditi popullin e Afrikës të enjten me erëra që arritën deri në 220km / h (140mph) duke rrafshuar fshatra të tërë.
Rreth 700,000 njerëz tani janë në rrezik, pasi shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të bien.
Pemba, kryeqyteti rajonal i shtetit Cabo Delgado, ka përjetuar më shumë se 2m shi dhe përmbytje.
Zëdhënësi i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) Saviano Abreu tha se situata në qytete të Macomit dhe Quissagës ishte kritike, duke shtuar gjithashtu se kishte shqetësime edhe për ishullin e prerë të Ibo.
Ciklon Idai ka vrarë më shumë se 900 vetë në tre vende këtë mars.
Heavy rains in #Mozambique northern province of #CaboDelgado are raising floodwater levels and rendering communities affected by #CycloneKenneth harder to reach.
👇🏽@WFP drone footage show flooding in Pemba pic.twitter.com/d5obU8slnx
— Débo (@deboreve) April 28, 2019




