Bota
Situata në Lindjen e Mesme, Merkel takon Putin

Kancelarja gjermane Angela Merkel, këtë të shtunë do të zhvillojë një vizitë në Moskë ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me ngritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ky është një takim që sipas mediave vendase në qendër të vëmendjes është situata në Siri dhe Libi si dhe eskalimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Bagdadit më 3 janar.
Sulmi ajror i SHBA-së la të vdekur gjeneralin Iranian Qasem Soleimani, që kishte drejtuar Forcën Kudsi të Iranit, ushtri e huaj nën hijen e Gardës Islamike Revolucionare , të cilat ishin emëruar organizata terroriste nga SHBA-ja.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




